Stil jete

Tendencat më të nxehta të flokëve për verën 2026


Prerjet, ngjyrat dhe stilimet më në trend për verën 2026 janë elegante, i shkojnë pothuajse çdo forme fytyre dhe janë të lehta për t'u mbajtur. Ekspertët zbulojnë tendencat që do të dominojnë këtë sezon.

Blondja "Uptown"

Nëse po mendoni të bëheni bjonde këtë verë, zgjedhja më në trend është "Uptown Blonde". Bëhet fjalë për një nuancë të ndritshme, me shkëlqim dhe reflektime delikate që i japin flokëve një pamje elegante dhe luksoze. Megjithatë, kjo ngjyrë kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe retushim të rrënjëve çdo 6 javë.

Bob, prerja që nuk del nga moda

Bobi vazhdon të jetë prerja më e preferuar edhe këtë sezon. Ai vjen në një version më natyral, me linja të pastra dhe lëvizje të lehtë, duke u përshtatur me teksturën natyrale të flokëve. Është një model elegant, praktik dhe i lehtë për t'u stiluar.

Valët "Waterfall"

Harrojini valët e çrregullta të plazhit. Këtë verë dominojnë "Waterfall Waves", valë të buta, të rregullta dhe me shkëlqim, që krijojnë një pamje të rafinuar, por njëkohësisht natyrale.

Brunja me efekt pasqyre

Për adhurueset e flokëve të errët, trendi "Liquid Noir" sjell nuanca të thella kafe, me shumë shkëlqim. Rezultati janë flokë që duken të shëndetshëm, të hidratuar dhe me një pamje luksoze.

Flokë të shëndetshëm mbi të gjitha

Pavarësisht prerjes apo ngjyrës, tendenca më e rëndësishme e verës 2026 është njëra: flokët duhet të duken të hidratuar, të ushqyer dhe me shkëlqim natyral. Për këtë arsye, maskat dhe trajtimet ushqyese janë të domosdoshme në rutinën e kujdesit.