Kur Google Map të rikthen kujtime të çmuara vetëm se të ka fotografuar pa mendje

Një vajzë ka zbuluar rastësisht në Google Maps një moment shumë emocional: një foto të saj dhe të shokut të ndjerë duke kërcyer së bashku në një cep rruge në Cambridge, Massachusetts.
Emily Watlington e bëri zbulimin teksa shfletonte Street View dhe ndau menjëherë imazhin në Twitter (X) duke shkruar: “po kërcejmë bashkë përgjithmonë në Google Maps”.
Postimi u bë viral, duke marrë mbi 1 milion shikime dhe rreth 46 mijë pëlqime. Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë ndarë histori të ngjashme, duke treguar momente të kapura rastësisht nga Google Street View që janë kthyer në kujtime të çmuara.
Edhe pse imazhet e Street View përditësohen me kalimin e kohës, Google u jep përdoruesve mundësinë të rikthehen pas në kohë përmes ikonës së vogël të orës në aplikacion, ku mund të shihen pamje të vjetra të ruajtura.