Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Al Jazeera se projekti në Zvërnec, i cili kap vlerën e miliardadollarëshe, do të realizohet pavarësisht protestave masive që po mbahen çdo ditë.
“Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë. Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, deklaroi Rama.a