
Pas 5 vitesh, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit Sali Berisha.
Mediat bëjnë me dije se ky vendim i është komunikuar Berishës përmes një telefonate nga e Ngarkuara me Punë në vend, Nancy VanHorn.
Teksa ne presim një deklaratë zyrtare nga Berisha, ai është pritur me duartrokitje në sallën e Parlamentit. “Unë erdha, u krye”, ishte deklarata e tij e shkurtër pas këtij momenti.