Sociale

Maturantët testohen sot për Gjuhën dhe Letërsinë

Maturantët testohen sot për Gjuhën dhe Letërsinë

Mijëra maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të radhës të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Pas mbledhjes së zhvilluar në fillim të javës me 52 zyrat vendore të arsimit, drejtoritë rajonale dhe Komitetin e Organizimit të Maturës Shtetërore, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se është përmbyllur procesi i hartimit të tezës së provimit.

Shpërndarja e materialeve të provimit në të gjithë vendin është bërë në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe Policinë e Shtetit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë së procesit.