Lajme nga Bota

Bernie Sanders për protestat në Shqipëri: Ja si duket oligarkia globale dhe njerëzit po thonë JO

Bernie Sanders për protestat në Shqipëri: Ja si duket
Senatori i njohur demokrat amerikan, Bernie Sanders, ka reaguar publikisht lidhur me protestat kundër projektit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si një shembull të “oligarkisë globale”.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sanders iu referua protestave të zhvilluara në Shqipëri kundër resortit luksoz që lidhet me Jared Kushner dhe partnerët e tij nga Katari.

Në reagimin e tij, Sanders shkruan:

“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo se si duket oligarkia globale dhe njerëzit po thonë JO.”