Showbiz

Ariana Grande është sërish single

Ariana Grande është sërish single

Ariana Grande dhe Ethan Slater i kanë dhënë fund në heshtje lidhjes së tyre pas tre vitesh së bashku.

Burime pranë ish-çiftit kanë bërë të ditur se ndarja ka qenë miqësore dhe ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa të dy kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin si miq.

Thuhet se Ariana Grande po përqendrohet te turneu i saj muzikor dhe projektet e reja në muzikë, ndërsa të dy vijojnë angazhimet profesionale pas bashkëpunimit të tyre në filmin Wicked.