Moti

Merre çadrën me vete. Pasdite do të bjerë shi

Merre çadrën me vete. Pasdite do të bjerë shi

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.