Aktualitet

Dita e 12-të e protestës 🦩🇦🇱

Qytetarët janë mbledhur sot në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në vijim të protestës kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimeve mbajnë fjalën qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm.

Protesta po zhvillohet prej 12 ditësh në mënyrë paqësore, pa incidente të raportuara deri më tani.