
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e jug të vendit.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.