Flori Mumajesi i mbush qiellin me yje në Ferma Vip, Soni Malajt!
E Premte 5 Qershor 2026, 08:42
TiranaPost

Pas kaq kohësh jashtë vëmendje mendiatike, duket se Flori Mumajesi ka gjetur një mënyrë për t'u rikthyer, ose të paktën kështu dukej dje në qiellin mbi Fermën Vip.
Me dhjetëra, qindra dronë, mbi Fermë pati një mesazh inkurajues për Soni Malajn, teksa në sfond luhej "Fluturimi 3407", një duet i kohës kur Soni dhe Flori ishin një nga çiftet e preferuar të showbiz-it.
Si gjithmonë, në këtë video surprize nuk mungojnë as komentet e Mozës dhe këshilla miqësore për Sonin.