Hiqet totalisht gardhi rrethues në Zvërnec dhe Porto Novë
E Enjte 4 Qershor 2026, 14:26
TiranaPost

Gardhi rrethues, i cili ishte vendosur në Zvërnec dhe Porto Novë është hequr totalisht ditën e sotme. Ky lëvizje vjen pas protestave të bëra nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërneci. Banorët dhe aktivistët kishin denoncuar më parë rrethimin e kësaj hapësire, e cila është zonë e mbrojtur.
Mijëra qyetarë kanë protestuar për katër ditë rradhazi në Tiranë. Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike.