Episodi i ZëmeMirën Podkast me Brunela Mërtirin

Secili nga ne ka zërin e vet. Në momente të rëndësishme të jetës!
Disa e bërtasin.
Disa e ulin.
Disa e shfrytëzojnë për interesa.
Varet...
Unë kam zgjedhur gjithmonë të mos bërtas, por të flas.
Ky i kësaj jave, është episodi mëi bukur që kam bërë këtë sezon.
Faleminderit #gjerateshkruara #BrunelaMërtiri, vajza simbol e protestës, që më zgjodhe për të ndarë rrëfimin tënd.
Dhe po, #ZëmeMirënpodkast e meriton këtë besim.
Sepse ka nisur dhe do të mbetet deri në fund një platformë e shqiptarëve të zakonshëm apo të jashtëzakonshëm, e atyre që shpesh nuk kanë mikrofon, dhe asnjëherë e politikës dhe pushtetit.
Politika ka emisionet e veta.
P.s do e japim sonte episodin në ora 21:00 tek kanali në YouTube sepse kam marrë shumë mesazhe.
Le të jetë Enjtja një e Premte!
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Smile.al, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore