Xhaxhai i policit të vrarë i drejtohet Presidentit gjatë homazheve: Pse e dërguat të pambrojtur?
E Premte 5 Qershor 2026, 12:41
TiranaPost

Gjatë homazheve në nder të efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës, mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili shprehu ngushëllimet për familjarët.
Në një moment të ngarkuar emocionalisht, xhaxhai i viktimës iu drejtua Presidentit me tone të forta, duke kërkuar më shumë angazhim për përmirësimin e sigurisë në vend dhe duke shprehur shqetësimin për situatën e kriminalitetit.
Tiranapost.al