Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, sot kemi zgjeruar zonat e mbrojtura

Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij “Flasim”, ku është ndalur sërish te çështja e investimit në Zvërnec dhe protestat kundër këtij projekti.
“10 vjet më parë, kur në zonat tona të mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme dhe flamingot, jo vetëm që vriteshin, por edhe haheshin. 10 vjet më parë, kur as nuk bëhej fjalë për zona të mbrojtura, se edhe zonat e mbrojtura që ishin, ishin tokë pa zot, ndërkohë që shumëçka që duhej vënë në mbrojtje vetëm bëhej pre e babëzisë.
Sa hidrocentrale do të ishin ndërtuar në Vjosë nëse 10 vjet më parë ne nuk do t’i kishim thënë stop gjithë marrëzisë së Shqipërisë mini-superfuqi energjetike e rajonit?
Çfarë do të kishte ndodhur sikur në këto 10 vjet, ne të mos e kishim zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura në 25% të territorit të Shqipërisë etj?", u shpreh Rama.