Politikë

Edi Rama live me banorët e Zvërnecit. I kalon kompetencat e Gjykatës, thotë se kompania i ka fondet e ngrira për shkak të një subjekti

Edi Rama live me banorët e Zvërnecit. I kalon kompetencat e

Edi Rama sot pasdite ka udhëtuar drejt Vlorës, ku ka bërë gati një anti-miting dhe një takim me banorët. Gjatë takimit me banorët, ku në shumicën e rasteve është duke folur ai ka thënë: Kam një vërejtje personale për juve. Çështja jonë ende është duke u gjykuar dhe ju keni thënë se ajo pronë është e trashëguar brez pas brezi. Kjo më ka vrarë, sepse nuk e di çfarë të pres nga gjykatësi. U ndjeva i prekur nga disa deklarata tuaja.

“Unë nuk kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Asnjë. Nuk kam idenë fare për çfarë marrëveshje kanë bërë investitorët dhe privatët. Kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin kam thënë që në atë kohë se Sazani është është e qeverisë sesi do të shkojë marrëveshja ndërsa përballës Sazanit është private.

Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendosin as qeveritë e as protestuesit. Pjesa tjetër është siç ka vijuar. Agjencia që merret me mastër planet kërkon hipotekën ke apo ske, që ke apo s’ke marrëveshje me pronarët me hipoteke.

Dhe veprimtaria e agjencisë është e bazuar te se cfarë është paraqitur dhe verifikuar në hiptokë. Kjo është pjesa ka të bëjë më atë që shtrove dhe me sjelljen e shtetit. Sa kohë është tokë e blerë nga invesitorët eshtë e investitorëve. Kam një vërejtje personale për juve. Çështja jonë ende është duke u gjykuar dhe ju keni thënë se ajo pronë është e trashëguar brez pas brezi. Kjo më ka vrarë, sepse nuk e di çfarë të pres nga gjykatësi. U ndjeva i prekur nga disa deklarata tuaja”, tha ai ndër të tjera.

Rama mohoi që të ketë paragjykuar procesin gjyqësor, duke shtuar se deklaratat e tij kanë pasur të bëjnë me faktin se prona është kthyer shumë vite më parë dhe jo nga qeveria aktuale.

“Jo, nuk është e vërtetë. Do ta shpjegoj unë tani. Unë kam thënë që prona është kthyer brez pas brezi, është kthyer shumë vite më parë, nuk është kthyer nga qeveria jonë. Dhe pronat e kthyera janë prona të trashëguara, kështu funksionon ligji. A ka prona që janë kthyer gabimisht? Ka plot, por këtë nuk e vendos unë, e vendos vetëm gjykata. Ndjesë nëse je ndjerë i lënduar, por nuk më ke kuptuar”, tha Rama.