Eros Ramazzotti këndon për vajzën, ajo i bashkohet në skenë

Një nga momentet më prekëse të koncertit të fundit veror në Itali të këngëtarit Eros Ramazzotti ka qenë padyshim dueti me vajzën e tij, Aurora Ramazzotti.
Gjatë koncertit në Allianz Stadium, në kuadër të turneut "Una Storia Importante World Tour", artisti italian ftoi në skenë vajzën e tij 29-vjeçare, duke krijuar një moment që preku zemrat e të pranishmëve.
Eros nisi të interpretonte këngën "L'Aurora", të cilën e kishte shkruar për vajzën e tij madje përpara se ajo të vinte në jetë. Kjo këngë, e konsideruar prej vitesh si një simbol i muzikës italiane, u kthye në një moment të veçantë familjar në skenë.
Fillimisht, Eros këndoi duke përqafuar të bijën dhe duke parë nga publiku. Më pas, ai i dorëzoi mikrofonin Aurorës, e cila, me buzëqeshje dhe vetëbesim, nisi të këndonte pikërisht këngën që kishte shoqëruar ardhjen e saj në jetë pothuajse tre dekada më parë.