Stil jete

Nga makaronat me pana, tek Mrizi i Zanave

Në episodin CeoPodkast nga ZëmeMirën, vjen historia e Altin Prengës.

Emigranti që la Italinë në moshën 27 vjeç dhe u kthye në fshatin e tij Fishtë, për të sjellë i pari kulturën e slow food, por edhe rikthimin e rrënjëve.

Shumë e shihnin me skepticzëm, disa, mes tyre babai i tij, i thonin: Bjeri shkurt, se njerëzit makarona me pana hanë në Shqipëri, por ai i qëndroi besnik idesë së vet. Sot, 17 vjet më pas, është destinacioni numër 1 në Shqipëri për turistët e huaj, por edhe për vendasit.

Të mos heqësh dorë nga ideja tek e cila beson, mund të jetë çelësi i suksesit. Të zgjohesh në 6 të mëngjesit, të punosh... por Altin Prenga, me këmbët në tokë, thotë se duhet edhe diçka tjetër...

Për më shumë, ndiq podkastin

Tiranapost.al