Videopodcast

Episodi i ZëmeMirën me Altin Prengën

Këtë javë është episodi i CEO Podcast.

Kam takuar një shqiptar të famshëm: Altin Prengën e Mrizit të Zanave. Ose Altinin, djalin që mori fshatin e tij pothuajse të braktisur dhe e ktheu në një nga destinacionet më të njohura për turistët në Shqipëri.

Altini sot është tek 40 -tat, por ishte vetëm 27 kur u kthye në Fishtë dhe fliste me pasion për idenë e tij: një kuzhinë që nuk kishim dëgjuar…ishim ende siç kujton Altini tek makaronat me pana.

Folëm për suksesin, për biznesin, për fshatin dhe qytetin. Por sidomos për filozofinë e fituesit në një botë që po kërkon gjithnjë e më shumë rrënjët.

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Bank, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO, Amavita, La Beaute

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore