Showbiz

Rishfaqen pas disa vitesh vajzat e Obamës, Sasha dhe Malia

Ish vajzat presidenciale Sasha dhe Malia Obama janë shfaqur si rrallëherë në publik së bashku gjatë ceremonisë së përurimit të Obama Presidential Center në Çikago.

Ceremonia e madhe e hapjes mblodhi në një vend personalitete të njohura të Hollivudit, figura të botës së artit dhe miq të afërt të familjes Obama, në një ngjarje që shënon një moment të rëndësishëm në trashëgiminë politike dhe publike të Barack Obama, nëntë vite pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.

Malia Obama ishte 10 vjeçe kur babai i saj u bë president i SHBA-së, ndërsa Sasha Obama ishte vetëm 7 vjeçe, duke u bërë kështu dy nga fëmijët më të vegjël që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë në dekadat e fundit.

Prania e tyre e përbashkët në këtë event u komentua gjerësisht, duke tërhequr vëmendje për simbolikën e rikthimit të familjes Obama në qendër të një momenti historik për qytetin e Çikagos dhe më gjerë.