Videopodcast

Episodi i ZëmeMirën Podkast me Aida Hoxhaj

Aida Hoxhaj mund të ishte fare mirë subjekt filmi, por edhe podkasti e arrin qëllimin: të sjellë histori të tilla shqiptarësh.

Aty ku ëndrrat dhe sakrificat kthehen në histori për t'u treguar.

Historia nis me një 18-vjeçare nga Durrësi, e cila në vitin 1991, me vetëm 200 dollarë pasuri, niset me anijen e parë nga Durrësi drejt Italisë. Më vonë ajo takon disa murgesha dhe aty jeta merr një kthesë të madhe. Për të, familjen dhe gjithë fisin...

Por jeta i ka zigzaget e saj. Aida përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore, një betejë që e fiton herë pas here me forcë dhe këmbëngulje. Pikërisht në mes të asaj periudhe të vështirë, motra e saj kimiste vendos të krijojë një krem.

Mua më erdhi menjëherë ndër mend ajo shprehja: "Kur jeta të jep limonë, bëj limonadë."

Si Aida dhe dy motrat e saj!

*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga ABI Banka, Vodafone, Lajthiza, Melia, Metropolitan, TUMO, Maison de Parfum, Amavita

E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit do shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore.