Lajme nga Bota

Trump thotë se Meloni iu lut të bënin një foto bashkë dhe se atij i erdhi keq për të

Një deklaratë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për kryeministren italiane Giorgia Meloni ka shkaktuar diskutime në mediat italiane, pasi u raportua në programin “L’Aria che tira” në televizionin La7 dhe u citua nga e përditshmja La Repubblica.

Sipas raportimit, gjatë një bisede për zhvillimet ndërkombëtare pas G7 në Évian, Trump është shprehur se Meloni i kishte kërkuar një foto me të dhe kishte këmbëngulur për këtë takim. Në deklaratën e tij të cituar nga media, ai ka thënë:

“M'u lut për të bërë një foto me të, më erdhi keq.”

Presidenti amerikan shton gjithashtu se fillimisht nuk ishte i bindur për ta realizuar fotografinë, por më pas e kishte pranuar kërkesën.

Deklarata ka tërhequr vëmendje në opinionin publik italian, duke hapur diskutime mbi mënyrën se si është interpretuar biseda dhe konteksti i saj. Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar publik nga pala italiane për këtë çështje.