Stil jete

YouTube ia kalon Netflix-it me klikime

YouTube ka kaluar zyrtarisht Netflix-in në shikueshmëri, sipas të dhënave më të fundit të tregut për vitin 2026.

Raportet e industrisë tregojnë se përdoruesit po kalojnë më shumë minuta në ditë në YouTube sesa në platformën e streaming-ut Netflix, duke e kthyer gjigantin e videove në platformën më të konsumuar për përmbajtje video në ekranet televizive.

Sipas matjeve të Nielsen, YouTube tashmë zë mbi 13% të totalit të kohës së shikimit në ekranet televizive në SHBA, një rritje që lidhet kryesisht me përdorimin gjithnjë e më të madh të aplikacionit në Smart TV.

Trendi tregon një ndryshim të qartë në mënyrën si konsumohen përmbajtjet: nga serialet e strukturuara të Netflix drejt përmbajtjes së pafund dhe të personalizuar të YouTube, e cila po dominon gjithnjë e më shumë kohën e lirë të përdoruesve.