Aktualitet

Neomalësorja i bashkohet protestës së flamingove pas largimit nga PS-ja

Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, duket se i është bashkuar protestës qytetare, një ditë pasi njoftoi largimin e saj nga Partia Socialiste. Ajo ka publikuar një ikonë flamingoje në rrjetet e saj sociale.

Flamingoja është kthyer në simbolin e protestave që nisën kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por që më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër qeverisë.

Publikimi i ikonës nga Neomalësorja është interpretuar si një shprehje mbështetjeje për protestuesit.