Shëndeti

Pse këto janë ditët kur duhet të kontrolloni nishanet tuaja

Me afrimin e sezonit të verës dhe ekspozimin më të shpeshtë ndaj rrezeve të diellit, mjekët dermatologë këshillojnë që kontrolli i nishaneve të jetë një nga prioritetet kryesore për kujdesin ndaj lëkurës.

Shumë persona nuk i kushtojnë rëndësi ndryshimeve të vogla që mund të shfaqen në një nishan, por diagnostikimi i hershëm i problemeve të mundshme të lëkurës mbetet një nga armët më të forta për parandalimin dhe trajtimin e suksesshëm të tyre. Pikërisht për këtë arsye, specialistët rekomandojnë që çdo person të kryejë të paktën një kontroll dermatologjik përpara nisjes së pushimeve verore.

Ekspozimi i zgjatur në diell mund të ndikojë në ndryshimin e formës, ngjyrës apo madhësisë së nishaneve ekzistuese, ndaj vlerësimi profesional nga një dermatolog është mënyra më e sigurt për të monitoruar shëndetin e lëkurës.

Në kuadër të ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj lëkurës, Spitali Amavita ka nisur fushatën “Kontrolli i Nishaneve Para Verës”, duke ofruar një paketë të dedikuar që përfshin:

Vizitë dermatologjike;

Ekzaminim me dermatoskop;

Vlerësim sipas kriterit ndërkombëtar ABCDE për identifikimin e ndryshimeve të dyshimta në nishane.

Kjo paketë ofrohet me çmim promocional prej 5.000 lekësh, nga 8.000 lekë që është çmimi i zakonshëm.

Dermatoskopia është një metodë moderne dhe jo invazive që i mundëson mjekut të vlerësojë me saktësi strukturën e nishanit dhe të evidentojë shenja që nuk dallohen me sy të lirë. Ndërsa kriteri ABCDE analizon asimetrinë, kufijtë, ngjyrën, diametrin dhe evolucionin e nishanit, duke ndihmuar në identifikimin e hershëm të çdo ndryshimi që kërkon vëmendje të specializuar.

Ekspertët theksojnë se një kontroll i thjeshtë mund të sjellë qetësi dhe siguri për muajt e verës, veçanërisht për personat që kanë shumë nishane, histori familjare të problemeve të lëkurës ose që ekspozohen shpesh në diell.

Për të caktuar orarin e vizitës, mund të kontaktoni në numrin 069 336 0681.

Kujdesi për lëkurën fillon me parandalimin, dhe vera është momenti ideal për të bërë kontrollin që mund të bëjë diferencën.