Qëndrimi i Marta Kos për Zvërnecin dhe protestat postohet edhe nga kryeministri
Tuesday 16 June 2026, 10:35
TiranaPost

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në mediat sociale qëndrimin e Komisioneres së BE-së për zgjerimin, Marta Kos, e cila shprehet se Rama i ka dhënë garanci Bashkimit Europian se projektet në Zvërnec dhe Sazan do të përmbushë standardet mjedisore të BE-së.
"Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet mjedisore evropiane", u shpreh Komisionerja për Zgjerim.