Aktualitet

Shuhet mjeku pediatër Edi Tushe

Tirana është zgjuar me një lajm të trishtë.

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër, Edi Tushe. Lajmi i trishtë është bërë publik nga klinika ku ai ushtronte aktivitetin e tij prej vitesh. Doktor Edi Tushe ka qenë pranë mijëra fëmijëve dhe familjeve shqiptare, me kujdesin e vazhdueshëm ndaj të porsalindurve dhe fëmijëve.

Ai ishte ndër figurat që ndihmuan në ngritjen dhe zhvillimin e shërbimit të neonatologjisë në Shqipëri, ndërsa si pedagog dha një ndihmë të çmuar në edukimin dhe formimin profesional të brezave të rinj të mjekëve, duke ndarë me ta përvojën dhe njohuritë e fituara ndër vite.