
Analisti politik Adri Nurellari ka analizuar atë që e quan “10 fitoret e deritanishme të Revolucionit të Flamingove”, lëvizja qytetare që kundërshton projektet e resorteve luksoze në zonën e mbrojtur të Nartës.
Sipas Nurellarit, një nga arritjet kryesore të protestës është se ajo e zhvendosi debatin nga periferia në qendër të vëmendjes publike. Ai vlerëson gjithashtu ndërtimin e një koalicioni të pazakontë shoqëror, duke ruajtur karakterin jopartiak të lëvizjes.
Sipas tij janë këto:
1️⃣ E përhapi konfliktin nga periferia në qendër
2️⃣ Ndërtoi një koalicion të pazakontë shoqëror duke ruajtur karakterin jopartiak
3️⃣ Theu monopolin e opozitës së kontrolluar mbi pakënaqësinë publike
4️⃣ Theu monopolin mediatik mbi debatin publik
5️⃣ Theu murin e heshtjes dhe apatisë duke mobilizuar Gjeneratën Z
6️⃣ E ndërkombëtarizoi kauzën dhe fitoi legjitimitet ndërkombëtar
7️⃣ Krijoi një ikonë proteste tejet ngjitëse dhe jopartiake
8️⃣ Refuzoi kooptimin, forcoi demokracinë e drejtpërdrejtë dhe ruajti momentum-in qytetar
9️⃣ Riaktivizoi politikisht diasporën dhe riktheu lidhjen me atdheun
🔟 Shembi mitologjinë e zhvillimit dhe riktheu sovranitetin në qendër të debatit