Aktualitet

Rama për FT: S`jam unë “kumbari”

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka folur për temën e ditës që është shndërruar tashmë në një temë ndërkombëtare: protestat.

"Populli thotë se jam unë lideri i gjjthë kësaj. Unë iu them: Fuck You. Nuk do e provoj unë që s`jam “kumbari”. Le ta provojnë ata që jam unë ai”, ka thënë Rama për Financial Times.

Rama vijon më tej duke u shprehur se të thuash që ekonomia shqiptare është e bazuar në pastrimin e parave, është e tmerrshme. Sa për investimet e Kushnerit tregon se ishin të rregullta dhe se nuk kishte asnjë lidhje me hetimin në vazhdim ndaj një ish-pronari toke.

"Të thuash që ekonomia shqiptare është e bazuar në pastrimin e parave, kjo është e tmerrshme. Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është ndonjë problem aq i madh. Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Po. Por a mund të thoni se ekonomia britanike është në një pjesë të madhe pastrim parash? Jo," tha Rama.