Lajme nga Bota

Fshati polak që duket sikur është vizatuar me vizore

Në Poloni ekziston një fshat që duket sikur është vizatuar me vizore.

Bëhet fjalë për Sułoszowa, një vendbanim pranë Krakovit, ku pothuajse të gjithë rreth 6 mijë banorët jetojnë përgjatë vetëm një rruge të vetme, rreth 9 kilometra të gjatë.

Nga ajri, pamja është e pazakontë: një vijë e gjatë shtëpish të vendosura njëra pas tjetrës, ndërsa pas çdo shtëpie shtrihen parcela të ngushta toke që zgjaten thellë në fushë, si shirita të gjelbër.

Kjo formë nuk është rastësi. Shekuj më parë, fshati u organizua në këtë mënyrë që çdo familje të kishte akses direkt në rrugën kryesore dhe njëkohësisht të siguronte tokë bujqësore pas shtëpisë. Një zgjidhje praktike që me kalimin e kohës u kthye në identitetin unik të zonës.

Edhe sot, Sułoszowa mbetet një nga kuriozitetet më të veçanta të Polonisë, një fshat që duket më shumë si një “vijë jete” e gjatë në hartë sesa një vendbanim tradicional.