Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë së Madhe

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë dhe njëkohësisht nga drejtimi i Partisë Laburiste. Vendimi u bë publik përmes një deklarate nga "10 Downing Street", ku Starmer theksoi se ka zgjedhur të vendosë interesin e vendit mbi gjithçka tjetër.
Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohje për bashkëshorten, Vic, duke e cilësuar si një mbështetje të palëkundur gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik. Gjithashtu, Starmer tha se synon t’i përkushtohet më shumë familjes, duke shtuar se dëshiron të jetë “babai më i mirë” për fëmijët e tij, të cilët i përshkroi si krenaria dhe gëzimi i jetës së tij.
Dorëheqja vjen në një periudhë tensionesh të forta brenda Partisë Laburiste, e shoqëruar me thirrje të vazhdueshme për ndryshim të lidershipit dhe përçarje të dukshme në radhët e qeverisë.