Brirët e lopëve në Zvicër dhe "brirët" e pushtetit në Shqipëri

Shënim nga Enver Robelli
• Në Zvicër : Populli thirret në referendum për të vendosur nëse shteti duhet të subvencionojë fermerët që i lënë lopët me brirë. Po, e lexuat mirë. Një shoqëri e tërë debaton dhe voton për apo kundër, sepse qytetari është pronari real i shtetit. (Populli i tha jo kësaj kërkese, por debat dhe referendum u zhvillua).
• Në Shqipëri : Kryeministri dhe rrethi i tij marrin vendime brenda natës për projekte gjigante që prekin thellë natyrën - 10 mijë dhoma, hotele luksoze, një ishull, një zonë e mbrojtur, ligje të ndryshuara arbitrarisht - të gjitha këto pa asnjë konsultim publik, pa dëgjuar komunitetin dhe pa sqaruar as çështjet elementare të pronësisë. Qytetari shqiptar nuk pyetet fare.
Dallimi është i thjeshtë: Nëse në Zvicër shteti ndalet të dëgjojë popullin për brirët e lopëve, në Shqipëri pushteti i tregon "brirët" popullit. Ishte e pritshme që kjo situatë një ditë shpërthen.