
Nëse ke një shenjë të vogël rrethore në pjesën e sipërme të krahut, nuk je i vetmi. Miliona njerëz në mbarë botën e mbajnë ende këtë shenjë edhe dekada pasi janë vaksinuar në fëmijëri dhe shumë kanë pyetur veten pse disa vaksina linin gjurmë të përhershme, ndërsa vaksinat moderne zakonisht jo.
Përgjigjja nuk lidhet me gjilpërën, por me vetë vaksinën. Vaksinat e vjetra, veçanërisht ajo kundër lisë (smallpox), vepronin duke krijuar një reagim lokal në lëkurë, i cili gjatë shërimit formonte shenjën karakteristike rrethore që shumë të rritur e kanë ende sot.
Në disa vende, një shenjë e ngjashme në krah mund të vijë edhe nga vaksina BCG kundër tuberkulozit, e cila gjithashtu shkakton një reagim lokal në lëkurë dhe mund të lërë një shenjë të vogël të përhershme.