Aktualitet

Pas largimit nga PS, neomalësorja bashkohet me protestuesit përpara Kryeministrisë

Deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar protestuesve para Kryeministrisë.

E njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ajo e braktisi grupin parlamentar të PS të dielën e kaluar.

Sot ajo është parë në mesin e protestuesve të cilët prej 21 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe i kanë afat deri nesër.