Aktualitet

Edi Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që prej orës 08:30 të mëngjesit drejtuesit politik të PS-së si dhe ministrat e qeverisë.

Ende nuk ka detaje në lidhje me diskutimet brenda kampit rozë.


Takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm politik, ndërsa protestat qytetare kundër qeverisë vijojnë prej më shumë se tre javësh.

Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë, kërkesa që janë hedhur poshtë nga kreu i qeverisë.