Aktualitet

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, analizat: Mostrat e ushqimit rezultojnë të pastra

Kanë dalë rezultatet e analizave laboratorike pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë në Tiranë. Mediat raportojnë se mostrat e ushqimeve dhe kampionet ambientale të analizuara nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) kanë rezultuar të pastra nga ngarkesa bakteriale, përfshirë E. coli, Salmonelën dhe Listerian.

Ndërkohë, hetimet vijojnë. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se priten edhe rezultatet e verifikimeve të kryera nga Krimi Ekonomik dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), për të përcaktuar nëse kompania që furnizonte ushqimin ka pasur shkelje apo parregullsi.

Ngjarja ndodhi më 25 qershor, kur dhjetëra kursantë të Akademisë së Policisë shfaqën simptoma si të vjella, diarre dhe temperaturë, duke u transportuar për trajtim në shërbimin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.