Moti

Lexo parashikimin dhe tabelat e temperaturave për sot!

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës.

Prej orëve të mesditës deri pasdite do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites do të kemi mot të kthjellët në të gjithë vendin.