
Binjakët
Gjatë javës, në familjen tuaj mund të zhvillohen biseda që lidhen me probleme profesionale ose biznesi, të cilat ju shqetësojnë juve ose disa nga të afërmit tuaj.
Gjatë kësaj periudhe do ta keni të vështirë të realizoni planet që lidhen me riparime apo përmirësime në shtëpi, ndaj mos i forconi gjërat dhe mos lejoni që kjo t’ju prishë humorin.
Në këto shtatë ditë, takime apo vizita të ndryshme në shtëpinë tuaj mund të kenë një ndikim emocional si ngarkesë apo stres. Kjo mund t’ju vendosë në një situatë delikate nëse lejoni që emocionet t’ju drejtojnë mendimet.
Gjatë kësaj periudhe mund të shihni edhe ëndrra interesante që lidhen me persona që i njihni. Qëllimi i tyre mund të jetë t’ju japin një mesazh ose informacion të caktuar, ndaj është mirë t’u kushtoni vëmendje.
Këtë javë mund të mendoni për disa blerje për veten apo për shtëpinë dhe do përpiqeni të organizoni mirë buxhetin për të shmangur vështirësi të mundshme.
Gjatë këtij muaji, për shumë persona mund të ketë ndryshime të rëndësishme në plane, për shkak të rrethanave të reja në jetën personale.
Të rinjtë do kalojnë një javë me shumë komunikim me miq, të afërm ose persona me interesa të ngjashme. Mund të merrni njohuri të vlefshme dhe informacione interesante nga njerëzit me të cilët studioni apo punoni. Do të ishte e dobishme të dëgjoni edhe këshillat e dikujt që përpiqet t’ju udhëzojë ose t’ju ndihmojë. Përdoreni këtë javë për të planifikuar të ardhmen tuaj, jo vetëm si ëndërr, por edhe duke filluar të punoni për realizimin e saj.
Burrat do jenë më të shqetësuar gjatë këtyre ditëve, gjë që mund të ndikojë në durimin dhe aftësinë për të dëgjuar të tjerët. Nuk përjashtohen shfaqje xhelozie apo dëshira për të imponuar vullnetin tek partneri. Gjatë javës mund të hasni edhe persona që ju irritojnë ose ju provokojnë me sjelljen e tyre, ndaj duhet kujdes për të mos hyrë në situata të pakëndshme.
Gratë do presin rezultate konkrete nga veprimet e javëve të fundit. Mund të keni pritshmëri të qarta nga një bisedë, takim apo bashkëpunim. Dikush mund të mbështetet tek ju për të zgjidhur një problem personal. Këtë javë do jeni më të përfshira në familje dhe në marrëdhëniet me të afërmit. Mund të jetë një periudhë e mirë për organizim apo pjesëmarrje në evente familjare.
Gaforrja
Gjatë javës do të duhet të përballeni me një situatë që lidhet me një gënjeshtër, një veprim apo vendim të gabuar, ose me diçka që e keni lënë pa bërë më parë.
Kjo nuk do të jetë një situatë e këndshme, sidomos për shkak të emocioneve që do të sjellë, por shtyrja e saj nuk e përmirëson gjendjen, përkundrazi mund ta bëjë më të vështirë.
Gjatë kësaj jave do të keni nevojë të rregulloni detyrime dhe angazhime të pambyllura, ndërsa do të jeni më të prirur të organizoni më mirë punën tuaj.
Java sjell gjithashtu fat në përmbylljen e disa detyrimeve që mund t’ju sjellin përfitim financiar ose mundësi për të vazhduar zhvillimin tuaj.
Në këtë periudhë mund të përjetoni disa ngjarje të këndshme dhe të veçanta në shtëpi.
Mund të shihni edhe një ëndërr që lidhet me një burrw, e cila pasi të zgjoheni do t’ju sjellë humor të mirë gjatë gjithë ditës.
Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni më shumë kontakte me miq nga afër dhe larg, do të shkëmbeni informacione interesante dhe do të planifikoni takime apo aktivitete.
Të rinjtë (djem dhe vajza) mund të përballen me disa vështirësi më serioze gjatë kësaj jave. Ato mund të zgjidhen shpejt nëse trajtohen me qetësi, por mund të zgjasin nëse veprohet me nxitim. Në thelb, situatat do të kërkojnë sjellje të mençur dhe ndoshta ndihmën e një personi të afërt. Duke u mbështetur në vendime të arsyeshme dhe praktike, do të keni mundësi të kaloni një javë me fat dhe sukses.
Burrat mund të kenë shqetësime shëndetësore ose probleme të ndryshme në jetën personale dhe profesionale. Nuk përjashtohen as vështirësi në shtëpi, me pajisje apo me makinën personale. Shumë persona nga rrethi i afërt mund të mbështeten tek ju, gjë që mund t’ju rëndojë emocionalisht.
Gratë, në përpjekje për të arritur më shumë dhe më shpejt, mund të krijojnë tension rreth vetes dhe të reagojnë në mënyrë më emocionale, ndonjëherë edhe të ashpër apo provokuese ndaj të tjerëve. Java mund të mbahet mend për një ngjarje që lidhet me familjen.