Showbiz

Kate Middleton ngjit malin në mbështetje të pacientëve me kancer: Askush nuk duhet të përballet i vetëm

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se ka përfunduar me sukses sfidën e njohur si "National Three Peaks Challenge", një provë e vështirë rezistence që konsiston në ngjitjen e maleve më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit brenda 24 orëve.

Kate e nisi sfidën të shtunën në mbrëmje dhe arriti ta përfundojë brenda afatit të përcaktuar.

Duke shpjeguar arsyen e përfshirjes në këtë iniciativë, princesha tha se dëshironte të dërgonte një mesazh shprese për të gjithë ata që përballen me kancerin.

"Askush nuk duhet të mbetet vetëm në betejën kundër kancerit. Për këtë arsye vendosa të përballem me sfidën 'National Three Peaks' jo thjesht si një sfidë fizike, por si një mundësi për të eksploruar jetën përtej diagnozës dhe për t'u kthyer diçka të tjerëve", u shpreh ajo.

Kate foli edhe për ndikimin e thellë që sëmundja ka në jetën e pacientëve, duke theksuar se trajtimi nuk ka të bëjë vetëm me aspektin fizik.

Kanceri nuk prek vetëm trupin. Ai ndryshon mënyrën se si mendon dhe ndihesh, duke ndikuar thellësisht në çdo aspekt të jetës. E di këtë personalisht dhe e di se rrugëtimi gjatë dhe pas trajtimit kërkon më shumë sesa vetëm ilaçe", tha princesha.