Pas protestave të vazhdueshme në Serbi, Vuçiç jep dorëheqjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh, pas më shumë se një viti e gjysmë protestash të vazhdueshme kundër qeverisë së tij.
Në një tubim të mbështetësve në Beograd, Vuçiç deklaroi se do të largohet nga posti i presidentit dhe se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.
Protestat në Serbi nisën pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa opozita, studentët dhe organizatat qytetare e kanë konsideruar ngjarjen si simbol të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të institucioneve shtetërore.
Njoftimi i Vuçiç shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike serbe dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në klimën politike në vend në muajt në vijim. Tashmë, vëmendja është përqendruar te zgjedhjet e ardhshme dhe te mënyra se si do të zhvillohet tranzicioni politik në Serbi.