Aktualitet

Erion Braçe: Tirana po bëhet çdo ditë e më e nxehtë. Shikoni Xhenovën që po heq betonin e po bën lulishte

Në një intervistë për Report TV, Erion Braçe flet për Tiranën, kandidimin e tij të mundshëm, që thotë se nuk e do si qejf, por si nevojë për të bërë diçka.

“Dua të hyj në garë brenda Partisë Socialiste. Ta meritoj".

Ai tha se Tirana po thërret për ndihmë për çështjen e klimës dhe mjedisit. Sipas Braçes, betoni po e bën Tiranën më të nxehtë. Ai thotë se nuk është për moratorium të ndërtimeve. Se janë pjesë e motorit ekonomik, por duhet menaxhuar ndryshe.

Në lidhje me protestat e Flamingove, Braçe tha se në një muaj ka bllokuar 11 mijë adresa fallco në rrjetet e tij sociale.