Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri.

Konfirmimi është bërë nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në përfundim të punimeve të samitit që u zhvillua këtë vit në Ankara.

Ndonëse më herët ishte përfolur për një organizim gjatë qershorit të vitit 2027, Rutte bëri të ditur se ende nuk është përcaktuar një afat kohor i saktë për mbajtjen e këtij takimi të nivelit të lartë në Tiranë.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte.

“Po si thanë nuk do bëhet samiti në Shqipëri? Kështu thanë? Ka ikur koha kur të tjerët bëni cfarë donin të tjerët me Shqipërinë, tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, u shpreh Rama.