Fytyra e errët e Amerikës! 16 fëmijë të gjetur në kushte çnjerëzore

Themi shpesh "Ëndrra Amerikane", por ka edhe këtë fytyrë Amerika.
Histori horror, vampirë në jetën reale dhe një vend i madh ku po shtohen rastet e mendjeve të sëmura.
Katër persona janë arrestuar në Ohio të SHBA-së pasi autoritetet gjetën 16 fëmijë që jetonin në kushte shumë të këqija brenda një banese.
Policia ndërhyri në një shtëpi në Hamden, në qarkun Vinton, ku gjeti fëmijët së bashku me katër të rriturit. Sipas autoriteteve, kushtet në banesë ishin aq të rënda sa jeta e fëmijëve ishte në rrezik.
Prokurori i Përgjithshëm i Ohajos, Andy Wilson, tha se situata ishte tronditëse dhe se, nëse ndërhyrja do të vonohej edhe një ditë, disa nga fëmijët mund të humbnin jetën.
Të arrestuarit janë gjyshi, gjyshja, babai dhe nëna e fëmijëve. Ata akuzohen se kanë neglizhuar dhe keqtrajtuar të miturit, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Të katërt kanë mohuar akuzat.
Fëmijët janë nga 1 vjeç e gjysmë deri në 18 vjeç. Shtatë prej tyre u dërguan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa një fëmijë ndodhet në gjendje kritike.
Sipas hetuesve, fëmijët nuk ndiqnin shkollën dhe mbaheshin larg syve të publikut. Disa prej tyre kishin probleme të rënda zhvillimi, ndërsa autoritetet thanë se disa fëmijë nuk arrinin as të flisnin.
Autoritetet kanë marrë tashmë në mbrojtje të 16 fëmijët dhe po punojnë për t’i vendosur ata në kujdes të përkohshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë.