Bashkëshortja e Erdoganit tërheq dorën, teksa Macron përpiqet t’ia puthë
Wednesday 8 July 2026, 09:27
TiranaPost

Një përshëndetje e shkurtër mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe Zonjës së Parë të Turqisë, Emine Erdogan, në tapetin e kuq para darkës së samitit të NATO-s në Ankara, është bërë virale në rrjetet sociale.
Gjatë pritjes së organizuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kamerat filmuan një moment që shumë përdorues të rrjeteve sociale e interpretuan si një refuzim ose shmangie nga ana e Emine Erdogan, kur Macron u duk se tentoi t’i puthte dorën përpara se përshëndetja të vazhdonte. Pranë presidentit francez ndodhej edhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.
Momenti ndodhi ndërsa liderët e NATO-s po mblidheshin në aktivitetin përpara samitit.