Politikë

Përgjigjja e Ramës në ditëlindjen e tij për urrejtësit besnikë

Kryeministri Edi Rama feston këtë të shtunë 62-vjetorin e lindjes. Me një postim në rrjetet sociale, Rama falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar urime, ndërsa vëmendje tërhoqi edhe fotografia e tij me simbolin e flamingos dhe mesazhi për urrejtësit besnikë.

“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkroi Rama.