Episodi i ZëmeMirën me psikoterapisten Greta Hysi
Friday 3 July 2026, 12:01
TiranaPost

Këtë episod ju ftoj ta dëgjoni në çift, sepse po flasim për ju. Greta Hysi është psikoterapiste që trajton jetën në çift. Dhe raportet nuk janë veç dashuri e pasion, veç romantizëm apo veç njëri që ka të drejtë. Siç thotë edhe psikoterapistja, ato janë nevojë për kuptim, dëgjim dhe lëshim pe, kur duhet. Gjithnjë e më shumë çifte po shkojnë në terapi. Dhe kjo është shenja e parë e dashurisë: nevoja për t’u kuptuar dhe për të mos u ndarë. Ndiqeni dhe kuptojeni nëse jeni për pak terapi😉
Ky episod u mundësua nga Credins Bank, Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, Melia, TUMO, La Beaute