Aktualitet

Aksidenti i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën shoferi i autobusit, 12 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë i linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes në furgon ndodheshin 18 persona ndërsa 1 prej tyre kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë ku bëhet me dije se 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore përfshirë dhe një fëmijë.

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës.