Aktualitet

Çfarë ndodhi sot para parlamentit! 

Protesta e zhvilluar sot para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Situata u përshkallëzua kur gjatë tubimit u hodhën vezë drejt automjeteve të deputetëve, ku mes tyre u raportua se ndonjë veze kapi edhe makinën e deputetit Erion Braçe.

Në një moment, nga pamjet e postuara në rrjet, duket se ka patur nje përplasje, me kordonin e policise. Disa media e raportojne reagimin e policise si me urdhër nga lart.
Disa sikur protestuesit tentuan te thyejnë kordonin e policisë.
Tiranapost.al nuk ka gazetar në terren dhe i referohet mbledhjes se informacionit online.
Po sipas këtij informacioni
pas ndërhyrjes së policisë, disa protestues u shoqëruan, mes tyre edhe Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi. Emra që i shohim në mikrofonat e protestës.
Më pas, mbështetës dhe protestues të tjerë u drejtuan pranë ambienteve të Policisë duke kërkuar lirimin e tyre.

Pas procedurave të kryera, personat e shoqëruar u lanë të lirë, ndërsa protesta do te rinise ne orën 19:00 duke hyrë në ditën 31 të saj.