Aktualitet

Protestë me tensione para Parlamentit, mbërrijnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

Ndërsa në Kuvend mbahet seanca e radhës plenare, një grup protestuesish janë mbledhur jashtë godinës.

Tubimi ishte paralajmëruar një ditë më parë, pas protestës së zakonshme te Kryeministria

Ka patur Tensione mes protestuesve dhe policisë para Parlamentit, ndërkohë që kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia ka shtyrë protestuesit me qëllim largimin e tyre nga hyrja e Parlamentit.

Arsyeja ishte për t'i hapur rrugën makinave që të kalonin.