Aktualitet

Torta jo dhe aq të ëmbla për kryeministrin në protestën e 4 korrikut

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me 62-vjetorin e lindjes së Kryeministrit Edi Rama.

Me rastin e ditëlindjes së kreut të qeverisë, disa protestues kanë sjellë në shesh torta simbolike të shoqëruara me mesazhe drejtuar Ramës.

Në njërën prej tyre lexohej: "Populli të uron, jep dorëheqjen, merr dhe Saliun me vete", ndërsa një tjetër mbante mbishkrimin: "Torta sot, dorëheqja nesër."

Ndërsa njëra nga tortat ishte prej betoni.